MENU
klinika

Deklarata

Meta refuzon Cakaj si ministër/ Rama: Turp, i kërkoj falje Kosovës

10.01.2019 - 13:49

Ka reaguar kryeministri Edi Rama pasi presidenti Ilir Meta refuzoi dekretimin e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm.

Kreu i qeverisë i ka cilësuar skandaloze argumentet e Metës në letrën e tij drejtuar Ramës.

Mes të tjerash Rama i kërkon ndjesë Kosovës për atë që ai e quan turp.

gent cakaj-konica.al

“Refuzimi i Presidentit për dekretimin e Ministrit të ri për Europën e Punët e Jashtme, është jo vetëm antikushtetues, po edhe i turpshëm?Argumentat e dhëna nga zoti President janë të frikshme për nivelin skandaloz dhe turpëruese për institucionin?Ndjesë Kosovës për këtë turp?”, shkruan Rama.