MENU

Serie A, Java 20

Milan rimerr vendin e katërt

21.01.2019 - 17:18

Milan nuk është lodhur nga ndeshja e Superkupës në mesjavë, pëkundrazi, ka treguar karakter. Kuqezinjtë marrin një fitore të merituar 2-0 ndaj Genoa-s në Luigi Ferraris dhe ngjitet në vend të katërt të renditjes së Serie A.

Kuqezinjtë rikthehen në një vend që do t’u mundësonte kualifikimin në edicionin e ardhshëm të Champions League.

Ishin vendasit ata që e kërkuan më tepër golin gjatë pjesës së parë, por pas pushimit Milan mori kontrollin e lojës dhe falë golave të Borini dhe Suso ka marrë tre pikë tepër të rëndësishme.

Golin e parë e ka përgatitur mbrojtësi i djathtë Conti, i cili ka dhënë asistin e parë pas 646 ditëve.

Ndërkohë veterani i prapavijës së Milan Ignazio Abate ka luajtur ndeshjen e 300-të në të gjithë kompeticionet me klubin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Peshkon” mbrojtësin kampion bote

Roma nuk heq dorë nga Premier

Gola, dhe përmbysje nga të dy krahët

Partizani fiton Superkupën e Shqipërisë

Firmos një golashënues

Flamurtari blindon portën

Fati i argjentinasit Correa

Atletico i vendos afat Milanit

Sanchez vishet zikaltër javën e ardhshme

Marotta bind United me … 15 milionë euro