MENU
klinika

Pas 20 viteve martesë

Milioneri zbulon të vërtetën shokuese për 3 djemtë e tij

07.01.2019 - 18:04

Pas 20 viteve martesë, milionerit të “MoneySupermarket.com” iu përmbys bota. Ai zbuloi se 3 djemtë e tij, në fakt nuk ishin të tij!

Ai ishte tradhtuar nga bashkëshortja e tij që në lidhje. Richard Mason, 55 vjeç – zbuloi nga mjekët në vitin 2016 se ishte steril dhe nuk mund të bënte fëmijë. Në këto momente ai iu tha mjekëve se po gabonin sepse ishte babai i 3 djemve. Por pasi u bind nga shpjegimi i mjekëve, kërkoi zbulimin e identitetit të babait të tre fëmijëve që besonte se ishin të tij.

Pas mohimeve fillestare, ish-bashkëshortja e tij, Kate, pranoi një marrëdhënie jashtëmartesore me një koleg në martesën e tyre 20-vjeçare, por refuzoi ta emërojë atë si babanë e fëmijëve sepse gjithmonë kishin përdorur masa mbrojtëse.

Biznesmeni milioner tha se zbulimi i të vërtetës i tronditi atë dhe se për një moment kishte menduar edhe vdekjen, por tani po planifikon që të shkruajë një libër për përvojën e rij.

Tashmë që është i ndërgjegjshëm për gjithçka, ai ka ofruar 5 mijë paund shpërblim për të gjetur identitetin e vërtetë të babait të tyre.