MENU
klinika

Moti i keq

Ministria e Mbrojtjes “ultimatum” bashkive të vendit

16.01.2019 - 15:20

Ministria e Mbrojtjes, përmes Emergjencave Civile iu është drejtuar më anë të një letre të hapur bashkive në 6 prefektura të vendit.

Kjo letër iu është drejtuar bashkive në prefekturat më problematike, të cilat janë prekur nga moti i keq me reshje dëbore dhe me bllokim rrugësh. Gjithashtu shtysa kryesore e Ministrisë së Mbrojtjes që iu është drejtuar bashkive, siç njofton institucioni, lidhet drejtpërdrejt me ankesat që kanë bërë qytetarët.

“Moti i keq nxori sërish në pah probleme të menaxhimit të situatës nga bashkitë. Problem, parashikimin e fondeve për masat mbrojtëse, parandaluese, ndërhyrëse dhe rehabilituese për emergjencat civile. Dërgoni listën e plotë të kompanive të kontraktuara nga ju për mirëmbajtjen e akseve rrugore”, thuhet  në letër.

LETRA E PLOTË:

Siç jeni në dijeni, situatat e kohëve të fundit të krijuara nga reshjet e borës dhe të shiut, në një pjesë të madhe të territorit të vendit, krijuan problematika të shumta, të tilla si, bllokimin e disa segmenteve të akseve rrugore kombëtare, bllokimin e shumë segmenteve të rrugëve rurale, ndërprerjen e komunikimit dhe të veprimtarisë njerëzore, si dhe ndërprerjen e procesit mësimor dhe të furnizimit me energji elektrike.

Për shkak se problematikat kryesore të shkaktuara nga reshjet e borës dhe të shiut lidhen me veprimtarinë e bashkisë, ku mund të veçonim, parashikimin e fondeve për masat mbrojtëse, parandaluese, ndërhyrëse dhe rehabilituese për emergjencat civile; evidentimin e burimeve materiale dhe financiare shtetërore dhe joshtetërore, si dhe të përcaktimit për mënyrën e përdorimit të tyre në situata emergjente; përditësimin e të gjitha burimeve dhe kapaciteteve njerëzore materiale e teknike në nivel bashkie dhe përditësimin e planeve për angazhimin e tyre në kohë reale në rast të një situate emergjente që mund të krijohet, për të shmangur në maksimum dëmet dhe humbjet që mund të shkaktohen; si dhe në zbatim të Ligjit nr. 8756, datë 26.03.2001, “Për emergjencat civile”, i ndryshuar, të Ligjit Nr. 139, datë 17.12.2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, kërkojmë nga ana juaj:

  • Dërgimin në Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile, Ministria e Mbrojtjes, të listës së plotë të kompanive të kontraktuara nga ana e institucionit tuaj për mirëmbajtjen e akseve rrugore, si edhe të kapaciteve njerëzore dhe teknike të tyre, të parashikuara në kontratë për mirëmbajtjen e secilit prej segmenteve rrugore në territorin e bashkisë suaj;
  • Listën e detajuar, të kapaciteve faktike njerëzore dhe teknike (llojin e automjeteve, targat e secilit automjet) të përdorur në ditët e reshjeve të borës dhe të shiut të fillimit të janarit 2019, nga firmat kontraktore për mirëmbajtjen e secilit nga segmentet rrugore dhe performancën e treguar nga secili prej tyre.
  • Listën e detajuar, të kapaciteve faktike njerëzore dhe teknike të përdorur nga vetë bashkia për mirëmbajtjen e secilit nga segmentet rrugore dhe gjendja e kalueshmërisë së tyre gjatë ditëve të reshjeve të borës.
  • Informacionin e plotë mbi problematikat që janë vërejtur në secilin prej akseve rrugore në territorin e bashkisë suaj dhe masat që do të merren nga ana juaj për përballimin e këtyre situatave në të ardhmen.
Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore