MENU
klinika

Vendimi për rritjen e çmimeve

Ministria e Shëndetësisië i thotë ‘Jo’ dyfishimit të çmimeve nga stomatologët!

24.01.2019 - 21:00

Klinikave dentare në vend ju është bërë i njohur vendimi nga Urdhri i Stomatologut ku rriten dyfish çmimet e shërbimeve.

Me ndryshimet e çmimeve, për një mbushje dhëmbi të gradës së dytë pacientët nga 2000 lekë, duhet të paguajnë 4000 lekë. Mbushja e dhëmbit në gradën së tretë nga 3000 lekë, me urdhrin e ri shkon në 5000 lekë.
Edhe shërbime të tjera janë prekur nga ndryshimet si pastrimi i gurëzave, që ishte 1500 lekë dhe sipas urdhrit shkon në 3000 lekë.

Ky ndryshim u miratua nga Asambleja Kombëtare dhe Këshilli Kombëtar, dhe gjithashtu i është bërë i ditur Ministrisë së Financave për tu implementuar në kasat fiskale.
Nikollë Deda, kreu i Urdhrit të Stomatologut e argumenton rritjen e çmimeve me faktin e përmrisimit të shërbimit për qytetarët.

“Ky është 100% në mbrojtje të qytetarëve. Ne nuk mbrojmë dentisin, por mbrojmë qytetarët. Të ruhet nga çmimet që nuk kanë argumentim profesional”, tha Deda.

Nëse e ka ose jo tagrin ligjor Urdhri i Stomatologut për këtë vendim, Deda argumentoi duke thënë se në të gjitha vendet e BE ka listë reference.

Ministria e Shëndetësisë është shprehur kundër vendimit të urdhërit të stomatologëve. Sipas burimeve brenda ministrisë, ky institucion kundërshton tarifat dysheme për shërbimet dentare dhe shton se nuk është tagër i urdhërit të stomatologut caktimi i çmimeve për këto shërbime.