MENU
klinika

Deklarata

Ministrja e re Shahini: Ja arsyeja e largimit të Nikollës

25.01.2019 - 22:00

Ministrja e re e Arsimit, Besa Shahini ka folur lidhur me largimin e Nikollës, ku sipas saj, vendimi i Ramës nuk erdhi nga protestat e studentëve.

Për më tepër ajo shpjegon se ishte thjesht pjesë e ndryshimeve të njëpasnjëshme në qeveri:

“Jo, Lindita nuk u largua për shkak të një proteste, thjesht Edi Rama bëri disa ndryshime në qeveri të njëpasnjëshme”.

Më tej, Shahini rrëfen si e priti emërimin në krye të Ministrisë së Arsimit.

“Unë kam qenë zv. Ministre e Arsimit për një vite e dy muaj. Për mua nuk ishte e papritur që një ditë mund të zëvendësoja ministren, por nuk e kam pritur fare që Lindita do të largohej. Isha aty tek debati i protestës dhe studentët u pyetën nëse ishte faji i ministres Nikolla që gjërat kishin shkuar deri në atë pikë, por pjesa më e madhe e studentëve nuk e kërkuan dorëheqjen e saj. Isha në mbledhjen e Partisë Socialiste kur u bë njoftimi”, tha ministrja.