MENU
klinika

Detajet

Mirditë/ Arrestohen babë e bir, ishin të armatosur

21.01.2019 - 09:11

Dy persona, babë e bir, janë arrestuar në Mirditë, pasi janë kapur me armë zjarri.

Sipas policisë, një qytetar denoncoi përmes një telefonate në orët e para të mëngjesit tek nr. 112, se 2 shtetas po lëviznin me armë zjarri në Reps.

Forcat policore të Komisariatit të Policisë Mirditë, u organizuan dhe në adresën e denoncuar nga qytetari, kapen në flagrancë shtetasit I.SH. 50 vjeç dhe djalin e tij 16-vjeçar, banues në Mirditë.

Gjatë kontrollit u gjetën 1 armë zjarri automatik, fishekë si dhe 1 armë gjahu me fishekë.

Ata u arrestuan për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake e municionit”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të gjahut dhe sportive, kryer në bashkëpunim” dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë.