MENU
klinika

Modele

Mirditorja që po pushton Amerikën…

11.01.2019 - 20:30

Krahina e Mirditës dallohet dhe për bukurinë e vajzave dhe djemve. Në këtë udhëtim që po bëjmë mbi krahinën e Mirditës nuk kishte si të mos ndaleshim dhe tek bukuria e vajzave shqiptare të kësaj krahine. Kemi zgjedhur këtë radhë Adriola Dushin, vajzën nga Rrësheni që bukuria e çoi të realizonte ëndrrat e saj më të paimagjinueshme.

Dy vite më parë nuk ishte gjë tjetër vetëm një vajzë nga Rrësheni, një qytet i vogël mes maleve dhe natyrës së gjelbër. E rrethuar me ujëra dhe vende të shenjta ky vend ka një perspektivë të qartë turistike për të ardhmen por akoma përbën një provincë. Rruga e saj ishte e thjesht dhe e çuditshme. Pasi vjen për studime në Tiranë zgjidhet “Miss Universe Albania” dhe udhëton drejt Amerikës për të përfaqësuar Shqipërinë.

Pamja e saj misterioze me tipare të bukura veriore nuk kishte si të mos binte në sy të ekspertëve të modelingut, të cilët do t’i ofrojnë bukuroshes mirditore dy kontrata të rëndësishme. Edhe pse modelingu nuk ishte në planet e saj të afërta, bukuroshja shqiptare e sheh të ardhmen e saj pikërisht në këtë fushë.

Modelja është bërë nënë shumë shpejt dhe këtë moment e ka përjetuar me gjithë forcën e saj si një nga momentet më deçizive dhe më hyjnore.

Në radhën e bukurosheve shqiptare Adriola Dushi cilësohet si vajza më e bukur shqiptare, për shkak të natyrshmërisë së saj dhe faktit që deri më tani nuk ka bërë asnjë ndërhyrje kirurgjikale.

Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?