MENU
klinika

Dëmtimi i yllit brazilian

Mjekim i veçantë dhe sa do mungojë Neymar

30.01.2019 - 13:21

PSG ka humbur yllin e vet pikërisht në fazën kur për dy javë nisin ndeshjet e Champions League. Neymar Junior do t’i nënshtrohet një “trajtimi konservativ” në kyçin e këmbës pasi ka thyer kockën e pestë.

Është i njëjti dëmtim që pësoi edhe sezonin e shkuar. Ky lloj trajtimi është bërë me konsensus të mjekut brazilian që e operoi vjet dhe mjekëve të PSG-së.

Në ndërthurje të metodave bashkëkohore të mjekësisë do të ketë edhe trajtim me mjekime popullore nga Brazili, gjë e cila u kërkua nga lojtari dhe familja e tij.

Lajmin konfirmoi vetë klubi i PSG-së me një njoftim zyrtar ku theksoi: “Pas shkëmbimeve brenda grupit të ekspertëve, në konsensus u vendos për t’i ofruar Neymar një trajtim konservativ për lëndimin e metatarsal të pestë.

Të informuar për këtë rekomandim, sulmuesi ndërkombëtar brazilian i Paris Saint-Germain ishte në pajtim të plotë me këtë protokoll”.

Mësohet se Neymar do të mungojë për 10 javë, plot 2 muaj e gjysmë dhe parashikohet që rikthimi i tij të jetë javën e parë të prillit.

Braziliani mund të jetë i gatshëm për fazën çerekfinale të Champions League (9 dhe 10 prill), gjithmonë nëse PSG eliminon Manchester United në fazën e 1/8-ve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN