Peshkatarët e Shëngjinit ngrenë alarmin se gjendja e degraduar e molit ku ankorojnë anijet është degraduar plotësisht dhe po i rrezikon jetën. Ata thonë se janë taksapagues të rregullt, por shqetësimet e tyre nuk gjejnë zgjidhje.
Dërrasat janë kalbur thuajse plotësisht mbi strukturën prej metali, duke u kthyer në rrezik jetën e peshkatarëve që ushtrojnë aktivitet aty.
“Molet ku njerëzit akuzojnë varkat për momentin janë në gjendje që është krejt mjerueshme dhe është shumë problem qoftë ditën, qoftë natën”
Problematika është e vjetër. Por kurrë nuk është marrë asnjë masë për ndryshimin e situatës. Janë rreth 100 peshkatarë që e kanë të lidhur punën me këtë mol. Ata thonë se janë taksa pagues të rregullt, por nuk kanë marrë asnjë investim.
“Ne i kemi paguar taksat këtij shteti dhe investimi është zero sa i përket moleve”.
Në vitin 2018 Ministria e Bujqësisë lajmëroi ndërtimin e një merkatoje peshku në këtë zonë, por projekti nuk parashikon ndërhyrjen në molin e peshkatarëve.
“Anijet po mbyten përditë dhe në vend që të bëjnë kantierin, bëjnë merkatën”.