MENU
klinika

Fotot historike

Momentet epike të futbollit përmes fotove

17.01.2019 - 22:28

Tifozët e futbollit mund të mbajnë mend shumë moment ekipe në futbollin botëror, një pjesë i kanë parë edhe nga ekrani dhe kanë mbetur në memorie.

Përmes fotove, që konsiderohen më të famshmet, po mundohemi t’ju rikujtojmë edhe momentet spektakolare, që vetëm një sport i tillë magjik mund t’i dhurojë.

Ka shumë momente historike, por më poshtë po japim 26 foto epike:

1.”Përqafimi i shpirtit”. Portieri argjentinas Ubaldo Fillol feston fitoren me shokun e tij të skuadrës, Alberto Tarantini, pas fitores 3-1 të Albiceleste kundër Holandës, më 25 qershor 1978.

2.Në vitin 1999, një nga fotografitë më të shquara të futbollit të femrave u shkrep. Fotografia u mor në “Rose Bowl Pasadena”, në momentin kur Brandi Chastain shënoi penalltinë e fundit, me të cilën u vendos fati i kampionatit mes SHBA dhe Kinës.

Futbollistja hoqi fanellën e saj, duke zbuluar sytjenat sportive, për ta festuar “pa filtra” triumfin. Fotoja shfaqet herë pas here në kopertinën e revistave të tilla si “Sports Illustrated”, Newsweek apo “Time”.

3.Përshëndetje naziste nga ekipi kombëtar i futbollit anglez gjatë një ndeshjeje kundër ekipit kombëtar gjerman, në vitin 1938. Anglezët u ballafaquan me gjermanët në një kontekst mjaft nervoz politik.

4.“Kapje prej bo***” nga Michel për Valderrama, në sezonin 1991-1992, në një ndeshje Real Madrid-Valladolid. Michel, për të provokuar kolumbianin, filloi ta prekte në mënyrë të përsëritur nga organet gjenitale të tij, me habinë e “El Pibe”.

5.Dita që Kahn ngushëlloi Cañizares gjatë finales së Ligës së Kampioneve, më 23 maj 2001. Valencia humbi me penallti ndaj Bayern Munich. Gjesti i madh i ish-portierit të njohur gjerman u bë një nga momentet më të bukura të këtij sporti.

6.Lojtari i Real Madridit, Alfredo Di Stéfano, duke pozuar pranë pesë Kupave Europiane, që i fitoi si futbollist.

7.”Maracanazo”. Fitorja e ekipit uruguajan në fund të Kupës së Botës 1950 kundër Brazilit. Kundër të gjitha mosmarrëveshjeve, Uruguai e mundi Brazilin 2-1 në stadiumin “Maracanã”, në Rio de Janeiro.

8.Marco Materazzi dhe Rui Costa shikojnë si “tifozë” flakët në fushën e “San Siros”.

9.Alfredo Di Stefano feston golin e katërt kundër Vasas të Budapestit, në vitin 1958.

10.Kryevepra e Zidane në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Bayer Leverkusen.

11.Ja në cilën situatë përfundoi lojtari i ekipit kombëtar spanjoll, Luis Enrique, i goditur nga Tassotti më 9 korrik, në çerekfinale të Kupës së Botës së luajtur në SHBA, në vitin 1994.

12.Zidane godet me kokë Materazzi në finalen e Kupës së Botës 2006, të luajtur mes Francës dhe Italisë.

13.Eric Cantona, gjatë kohës së tij te Manchester United, “propozon” një gjuajtje fluturuese për një amator.

14.Puthja mes Maradonës dhe Caniggia më 14 korrik 1996, në ndeshjen Boca Juniors-River Plate.

15.Roberto Baggio i dërrmuar, pasi humbi një penallti në fitoren e skuadrës braziliane. Bëhet fjalë për finale e Kupës së Botës 1994.

16.Derri klasik i Figos. Një tifoz i Barcelonës hodhi këtë kokë derri në fushë, si pjesë e kontestimit të fuqishëm të Luis Figos në “Camp Nou”, pasi kaloi te Real Madridi.

17.Autogoli i Andrés Escobar në ndeshjen kundër SHBA, në Kupën e Botës 1994.

18.”Dora e Zotit” e Maradonës në ndeshjen e luajtur mes Argjentinës dhe Anglisë për çerekfinale të Kupës së Botës 1986.

19.Tragjedia “Heysel”. Ngjarjet që ndodhën më 29 maj 1985 në stadiumin “Heysel” të Brukselit (Belgjikë), ku 39 tifozë (32 italianë, 4 belgë, 2 francezë dhe 1 britanik) vdiqën nga një ortek i tifozëve në prag të finales të Kupës Europiane mes Liverpool-it dhe Juventusit.

20.Johan Cruyff dhe pirja e duhanit në stol.

21.Fillimi i ndeshjes së futbollit mes Arsenalit dhe Manchester United në “Highbury”.

22.Paolo Di Canio bën përshëndetjen naziste, pas një goli me Lazion.

23.Festimi më i diskutueshëm i Paul Gascoigne gjatë verës së vitit 1996. “Karrigia e dentistit”; ky ishte emri i përdorur nga anëtarët e kombëtares angleze për mënyrën e tyre të veçantë dhe ekstreme të pirjes së alkoolit.

24.Terry Butcher i larë me gjak në një duel të ekipit kombëtar anglez kundër Suedisë, në Kupën e Botës 1990, luajtur në Itali.

25.Mario Balotelli zbuloi fanellën poshtë asaj të Manchester City, pasi shënoi një gol, në të cilin mund të lexoni “Why Always Me?” (pse gjithmonë mua?)

26.Andrés Iniesta festoi kështu në finalen e Kupës së Botës 2010, të zhvilluar në Afrikën e Jugut. Mesfushori spanjoll, pas shënimit të golit, tregoi një bluzë të bardhë, ku mund të lexohej: “Dani Jarque, gjithmonë me ne”. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ylli i dy Dinamove dhe i Kombëtares

Demollari, legjenda që tronditi “Wembley”

Nga Bregu i Fildishtë, te Champions

Didier Drogba, afrikani me më shumë trofe