MENU
klinika

Njoftimi

Moti i keq/ ARRSH: Akset ku qarkullohet me zinxhirë

29.01.2019 - 09:50

Reshjet e borës janë ndërprerë dhe qarkullimi në akset kryesore rrugore është normalizuar.

Në njoftimin e saj zyrtar, ARRSH bën me dije se puna për pastrimin e akseve vazhdon dhe se gjithashtu janë pastruar akset nga materialet që bien në rrugë nga skarpatat.

Në akset ku kalohej pjesërisht me zinxhirë tani situata është përmirësuar.

Në Rajonin Jugor qarkullohet me zinxhir vetëm në: K/Boboshtice – Dardhe, në 5 km e fundit.

Në Rajonin Verior qarkullohet me zinxhir vetëm në:
Ura e Cerenecit-Steblevë, 15 km e fundit te aksit.
Kryqëzim Domaj-Draj Reç.