MENU
klinika

Idea e çmendur

Mourinho-Wenger, bashkë në një skuadër?

26.01.2019 - 21:57

Duket e pabesueshme, madje shumë prej dashamirëse të futbollit mund të mendojnë se është thjesht një spekulim i radhës, por në fakt, gjithcka është e mundur.

PSG është mësuar që gjërat e pamundura t’i bëjë realitet. Këtë herë te skuadra pariziene ka lindur një ide e çmendur, ajo që Mourinho dhe Wenger të bashkëpunojnë te francezët.

Presidenti Naser Al Khelaif mendon të afrojë të dy trajnerët, Mourinho do të jetë trajneri i ekipit, ndërsa Wenger do të marrë postin e drejtorit sportiv.

Kjo, sipas medieve franceze, nuk është e pamundur, pasi të dy trajnerët janë të papunë për momentin, për më tepër duan të ndërrojnë ambient dhe larg Anglisë.

wenger mourinho
wenger mourinho

Gjithashtu Tuchel, trajneri aktual i PSG-së, që të qëndrojë në krye të pankinës së skuadrës, ka një detyrë shumë të vështirë, atë të fitimit të Champions, diçka shumë e vështirë. Arritja në finale mund ta intrigonte të ardhmen e tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN