MENU
klinika

Australian Open

Mposht numrin 1, Williams në çerekfinale

21.01.2019 - 11:39

Në moshën 36-vjecare duke se Serena Williams ka rilindur, teksa ka siguruar një vend për në çerekfinalet e grand slam të Australian Open pas fitores 2-1 (6-1, 4-6, 6-4) në raundin e katërt ndaj Simona Halep, numrit 1 në botë për femra.

Një ndeshje e fituar me meritë nga tenistja amerikane, që eliminoi një rivale direkte në sfidën për trofe, duke avancuar mes 8 më të mirave.

Ndeshja ishte me luhatje nga të dyja tenistet, me Serena që dominoi në setin e parë, ku triumfoi me lehtësi 6-1. Në setin e dytë vjen rikuperimi i Halep, që rihap ndeshjen pas fitores 6-4, por loja e tenistes rumune ndalet këtu.

Në setin e tretë është sërish Serena Williams që merr komandën, luan mirë e fiton 6-4, duke avancuar më tej. Tashmë Williams është favoritja kryesore për ta fituar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN