MENU
klinika

Evente Kulturore

Muzeu Historik Kombëtar me agjenda të larmishme në 2019

07.01.2019 - 14:42

Viti që lamë pas ishte i pasur në aktivitete të Muzeut Historik Kombëtar. Spikatën më shumë aktivitetet rreth 550 vjetorit të figurës kombëtare Gjergj Kastrioti Skënderbeut, por dhe aktivitete të ndryshme të 2018.

Falë ridimesionimit të këtij institucionit ka filluar që ai të gumëzhijë nga vizitorët.  Aktivitetet variuan nga ekspozitat e kulturës deri te kumtesat shkencore, nga promovimet e ndryshme kulturore deri te koncertet apo ekspozitat e artifakteve të veçanta të ndryshme historike të periudhave të ndryshme. Gjithashtu dhe promovime studimesh, librash etj.

Këto ngjarje kanë tërhequr përherë e më shumë vizitorë në Muzeun Historik Kombëtar. Ai është kthyer tashmë një institucion informues, atraktiv dhe promovues i shumë aspekteve kulturore ku ofron informacion për periudhat historike dhe ngjarjet, por mbi të gjitha është vendi që mbledh të gjitha grupmoshat, për shkak të aktiviteteve të larmishme që organizon.

 

Ky sezon i ri do të jetë i ngjeshur me aktivitete në Muzeun Kombëtar. Programi ”Edukimi përmes Kulturës” zë një vend të rëndësishëm në kuadër të aktiviteteve dhe për sezonin e ri i cili u hap me temën ”Arkeologu i Vogël” i cili do të organizohet dy herë në muaj.

Paketa tjetër kulturore e programit “Edukimi përmes kulturës” do të përfshijë aktivitete të tjera si “Muzeu im” në të cilin janë protagonistë fëmijët e shkollave të cilët vijnë në muze ose specialistët tanë mbledhin artefakte dhe bëjnë të mundur dhe kurimin e tyre për ta ballafaquar me artdashësit.

Por nuk mbetet me kaq, në kuadër të sezonit të ri vjen edhe aktiviteti dhe projekti, “Unë vizatoj historinë” i cili ka rezultuar mjaft i pëlqyer dhe i suksesshëm.

2 Aktivitete të tjera për grupmosha më të mëdha për studentët e universitetit me temë të parë “Një pasdite në muze”, që do të sjellë një figurë ose një ngjarje të rëndësishme historike me prezencën e profesorëve nga fusha akademike të ndryshme.

Aktiviteti i dytë për studentët është “Një ditë me kuratorin”, në të cilin zgjidhet një objekt nga pavijonet e shumta që ne kemi duke u shpjeguar në bazë të parimeve të muzeologjisë, pra nga objekti shkojmë në rrëfimin e historisë.

Promovimet e librave dhe leksione të hapura përsa i përket trashëgimisë kulturore kombëtare do të vazhdojnë që të promovohen në vendin ku po kthehet si vend referimi për kryeqyetin, në Muzeun Historik Kombetar.

 

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shkodra në retrospektivë

158 vite në celuloid