MENU
klinika

Identiteti kombëtar

Muzeu Kombëtar me suksese në aktivitetet e 2018

05.01.2019 - 15:36

Viti 2018 ka qenë një vit shumë i mbarë në lidhje me aktivitetet që janë zhvilluar në Muzeun Historik Kombëtar. Ndër shumë aktivitete spikasin ato që kanë lidhje me përvjetorin e 550 të vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, e sidomos në tremujorin e fundit të vitit 2018.

Nga kumtesa tek ekspozitat e pikturës, në ekspozita të librave të rallë në lidhje me këtë figurë e deri tek seminaret dhe aktivitetet e ndryshme, deri tek muzika insturmentiste e veçantë muzeu kanë gëluar në pjesëmarrës dhe evente të shumta.

Vetë Muzeu Historik Kombëtar  bën me dije se,“ 2018, një vit suksesi për Muzeun Historik Kombëtar. Për vitin 2018, mbi 100 aktivitete të organizuara nga Muzeu Historik Kombëtar dhe në bashkëpunim me institucionet kulturore në vend, koleksionistë, shoqata kulturore, muze dhe institucione kulturore ndërkombëtare”,

Shtohet se janë mbajtur Fushata Kombëtare e Leximit, ekspozita dhe konferenca ndërkombëtare, promovime librash, konferenca shkencore, veprimtaria arkeologu i vogël, muzeu im, veprimtari, ‘Dita e Pavarësisë’ dhe ‘Dita e Çlirimit të Shqipërisë’, përkujtimi i datave, ngjarjeve dhe figurave kryesore historike, etj.

 

Muzeu kombëtar ka një jetgjatësi pothuajse 40 vjeçare dhe daton nga 1981. Ai është drejtuar nga personalitete të shquara të fushës së kulturës.

Për vetë faktin që ky muze duhet të ndërthurte gjithë fushat e dijes dhe të kulturës në histori u përzgjodhën ato kategori që kanë qenë më të rëndësishme për kohën, si në lëmin e gjuhësisë, arkeologjisë, etnografisë, hartografisë, arkitekturës e artit.

Për këtë muze është punuar në mënyrë të organizuar, sipas seksioneve përkatëse, për gati 3 vjet, deri në hapjen e tij. Grupi i punës ka qenë drejtuar nga personalitete të shquara në kulturë si, Aleks Buda, Stefanaq Pollo, Selami Pulaha, Skënder Anamali, Emin Riza, Burhan Çiraku, Kleanthi Dedi, Iljaz Goga, Rrok Zojzi, Abaz Dojaka, Ramadan Sokoli, Enver Faja, Nina Shehu, Vilson Kilica, Fatmir Haxhiu, Myrteza Fushekati, Met Deliu, Aleksandër Meksi etj.

Muzetë historikë kombëtarë janë objektet më të rëndësihme ku interpretohet versioni zyrtar i historisë së një shteti. Ato luajnë një rol të rëndësishëm dhe janë imazhi kombëtar si dhe luajnë rol në ngritjen dhe mbrojtjen, zhvillimin e identitetit kombëtar.

Herë pas here ata iu nënshtrohen rikonstruksioneve dhe ndërhyrjeve arkitektonike. Gjithashtu Muzeut Historik Kombëtar i është dhënë prioritet debatit të rirregullimit e sidomos të debatit të madh të mozaikut që ndodhet në ballë të tij.

Me të kaluar socrealiste të rrymës së ‘Realizmit Socialist’, u përfol për prishjen e tij. Këtë mandate ato kanë filluar nga viti 2015 me projektime strategjish për të rikonstruktuar dhe inkoporuar modele të reja zhvillimore sin ë të gjitha muzetë ndërkombëtare.

Kurse në 2018 është menduar të rikonstruktohet me 18 milion euro galeritë e tij, për t’i ofruar vizitorëve sa më shumë mënyra paraqitje, që nga ato të platfromave digjitale e deri tek zhvillimi modern i pavioneve për të gjithë vizitorët dhe sidomos me heqjen e ngarkesave ideologjike.

Megjithatë muzeu është në pikën më interesante të qendrës së kryeqytetit, tek Sheshi i ri Skënderbej.

Falë këtij sheshi ai kthehet në një pikë strategjike për evenimente dhe për ndjekjen e qytetarëve që janë të interesuar për historinë e Shqipërisë.

 

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN