MENU
klinika

Bojkoti i studentëve

Mynyr Koni premtim studentëve: Do zgjidh situatën!

25.01.2019 - 16:58

Rektori Mynyr Koni ishte sot në Fakultetin e Drejtësisë për të takuar studentët që ndodhen të ngujuar që në fillim të janarit.
Studentët insistojnë në shfuqizimin e ligjit të arsimit të lartë dhe plotësimit të kërkesave për t’u rikthyer në auditore.
Koni takoi sot dekanin Artan Hoxha, disa drejtues të departamenteve si dhe disa nga studentët që kërkojnë rifillimin e mësimit. Studentët debatuan jashtë derës së dekanit për situatën e krijuar.

“I bëmë me dijë situatën, lamë një takim, por nuk e zhvilluam këtu sepse do të krijohej një situatë e pakëndshme edhe për ne edhe për rektorin”, deklaroi njëri prej studentëve.

Rektori deklaroi në fund të takimit se do të ushtrojë çdo kompetencë për të zgjidhur problemin e studentëve.

“Unë si Rektor i Universitetit të Tiranës do të vazhdoj kompetencat e mia në vijueshmëri”, deklaroi Koni.

Bojkoti vazhdon edhe në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, Shkencat Sociale, Shkencat e natyrës si dhe në disa prej fakulteteve të Universitetit të Politeknikut.