MENU
klinika

Australian Open

Nadal dhe Kerber kalojnë me lehtësi turin II

16.01.2019 - 16:23

Pas Roger Federer, radhën e ka pasur numri 2 në botë, Rafael Nadal, që ka avancuar në raundin e tretë të grand slam të Australian Open, pas fitores 3-0 (6-3, 6-2, 6-4) ndaj australianit Mattheë Ebden.

Një ndeshje e dominuar dhe fituar pa shumë probleme nga Nadal, që pati epërsi në të tre setet, duke konfirmuar se problemet fizike të ditëve të para të janarit tashmë janë lënë pas.

Në raundin e tretë ka avancuar edhe tenisti bullgar Grigor Dimitrov, që mposhti 3-1 (6-3, 6-7, 6-3, 7-5) uruguajanin Pablo Cuevas, ndeshje që dhuroi edhe emocione. Amerikano-latini dueloi fort, por e pati të pamundur të mposhtë tenistin ballkanas.

rafael nadal

Te femrat, në ndeshjet e fundit të ditës së tretë të Australian Open, spikat fitorja e ish-kampiopnes së këtij turneu, gjermanes Angelique Kerber. Ish-numri 1 në botë mundi 2-0 (6-2, 6-3) brazilianen Beatriz Maia, një fitore e lehtë e tenistes gjermane.

Fiton edhe tenistja çeke Petra Kvitova, që mposhti po 2-0 (6-1, 6-3) rumune Irina Begu, ndërsa Belinda Bencic e Zvicrës fitoi 2-1 ndaj kazakes Yulia Putintseva (7-5, 4-6, 6-2), duke avancuar më tej. Ndërsa tenistja ruse Maria Sharapova mundi 2-0 (6-2, 6-1) suedezen Rebecca Peterson.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN