MENU
klinika

Çmimi aktual i naftës

Nafta, ndryshimet në tregun ndërkombëtar dhe atë vendas?

14.01.2019 - 13:00

Ditën e sotme është vënë re një rënie e ndjeshme në çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare, ku nafta Brent paraqet një rënie poshtë nivelit të 60 dollarëve për fuçi. Kjo mund të sjellë jo pak problematika në tregun vendas.

Edhe pse çmimi ndërkombëtar i naftës pati një ndryshim, si pasojë e forcimit të ndjeshëm të dollarit amerikan në raport me lekun, një rënie e tillë nuk është reflektuar në tregun vendas për ditën e sotme.

Sot, nafta me shumicë në dy portet e vendit ka pësuar një rritje prej 0.18% në krahasim me sesionin e kaluar dhe tregtohet me 144.62 lekë për litër. Ky është çmimi real dhe aktual për ditën e sotme me të cilin nafta del sot nga dy portet kryesore të vendit.

Luhatjet në çmimin e naftës në vendin tonë janë pasojë e një sërë shkaqesh politike e ekonomike në vend por jo vetëm, si, cilësia e produktit të zhdoganuar, kursi I këmbimit ndërmjet dollarit dhe lekut, kostot e transportit dhe barrës shtetërore që sot ka arritur në rreth 91.1 lekë për litër. Faktorë të cilët ndikojnë në çmimin aktual të naftës por edhe në ndryshimin e saj.

Sipas statistikave Shqipëria ka çmimin më të lartë të naftës në rajon me 1.46, pas saj vjen Serbia por vendi me çmimin e naftës më të ulët është Maqedonia.

Të dhënat e sipërpërmendura nuk i referohen çmimit me të cilin nafta shitet në pikat e karburantit por çmimit me të cilin nafta hyn në tregun me pakicë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN