MENU
klinika

Sot mbahen homazhet

Ndahet nga jeta kompozitori i mirënjohur shqiptar!

19.01.2019 - 11:46

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme kompozitori i mirënjohur Kozma Lara. Ka qenë akademiku Vaso Tole ai që ka ndarë me miqtë lajmin e dhimbshëm të ndarjes nga jeta të muzikantit gjenial Kozma Lara.

Postimi i Vaso Toles

“Me dhimbje ndajmë në këtë orë të vonë, lajmin e ndarjes nga jeta të prof. Kozma Lara (1932-2019). Homazhet në nderim të Tij do të mbahen nesër në hollin e Universitetit të Arteve, ditën e shtunë, datë 19 janar 2019, nga ora 11.00-12.00.

I paharruar do të mbetesh profesori ynë”!

Kozma Lara lindi më 4 janar 1932 në Durrës.

Mësimet e para në piano, i kryen me Profesor Tonin Guraziu. Në vitet 1946-1949 mbaron shkollën e mesme të përgjithshme 16 Shtatori në Durrës. Ndjek Liceun Artistik Jordan Misja në Tiranë ku dhe diplomohet në degën e pianos me Prof. Tonin Guraziu në vitin 1954.

Në vitin 1958 studion në Konservatorin P. Iliç. Çajkovski në Moskë (ish BRSS), në degën e Kompozicionit, student i Profesorit Sergey Artem’yevich Balasanian.

Gjatë viteve ka kontribuar në Asamblin e Ushtrisë Popullore, në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë si Koncert Maestër dhe në Shkollën e Mesme të Muzikës Mujo Ulqinaku-Durrës.

Nga viti 1964 – 1972 kontribuon si Pedagog i Analizës dhe Kompozicionit, njëkohësisht Shef i Katedrës së Kompozicion-Dirigjimit në Konservatorin Shtetëror të Tiranës.

Në vitet 1972-1978 Inspektor, specialist për Muzikën në Ministrinë Arsimit e Kulturës, Tiranë. Deri në vitin 1979 Mësues i Harmonisë, Analizës dhe Orkestracionit pranë Shkollës se Mesme të Muzikës Jan Kukuzeli, Durrës.

Nga 1979 e në vazhdim Shef i Katedrës së Teori- Kompozicionit në Fakultetin e Muzikës, Pedagog i Analizës dhe Kompozicionit.

Ne 1995 e në vazhdim – në Pension. Kontribuoi si Pedagog i Jashtëm në lëndën e Analizës dhe Kompozicionit në Universitetin e Arteve, Tiranë.

Kompozitori i mirënjohur Kozma Lara është autor i shumë krijimeve muzikore: kuartete, trio, romanca, rapsodi etj, si dhe ka krijuar shumë këngë për fëmijë.

Ka qenë President i Shoqatës muzikore “Tonin Harapi”, i festivalit të përvitshëm të Romancës Shqiptare dhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve dhe kompozitorëve të Shqipërisë.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit