MENU

Në moshën 25-vjeçare

Ndahet nga jeta modelja e videoklipit të Majk

11.01.2019 - 18:58

Të gjithë e mbani mend bukuroshen e cila u shfaq në klipin “Qikita” të reperit shqiptar Majk. Ylli serb me origjinë afrikane ka vrarë veten më 11 nëntor 2018, por lajmi bëhet publik ditën e sotme teksa mikeshat e saj i kanë organizuar një homazh.

Media serbe “telegraf.rs” shkruan se, 25-vjeçarja Marija Curcic ka patur një gjendje të rënduar mendore, por arsyeja e veprimit të saj nuk dihet ende.

Të njëjtat burime shprehen se nuk është gjetur asnjë letër apo shenjë depresioni nga prindërit e saj. Marija u gjet e vdekur në apartamentin e saj, ku jetonte me qira në Beograd. Ajo kishte hipur sipër një karrige dhe u var me litar.

Modelja u shfaq më datë 30 nëntor në klipin shqiptar, por xhirimet janë bërë në sezonin e verës dhe kjo gjë shihet teksa bukuroshja Marija Curcic është e veshur me fustan të shkurtër. Curcic kishte studiuar për Marrëdhënie me Publikun dhe ishte gjithashtu gazetare.