MENU
klinika

Sulmuesi i Kombëtares

Ndërpritet stërvitja, solidarizim me Manajn

08.01.2019 - 14:39

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj, ka lënë spitalin pas atij dëmtimi të rëndë që pësoi në ndeshjen ndaj Granada-s dhe nuk ka ngurruar që të bashkohet me skuadrën në stërvitje.

Ai ka kryer një vizitë në fushën stërvitore ku futbollistët e Albacete-s kishin dalë për përgatitjet në prag të takimit të radhës në kampionat. Me ardhjen e Manajt në stërvitje, të gjithë futbollistët kanë ndërprerë përgatitjet dhe i kanë bërë një pritje prej heroi sulmuesit kuqezi.

Shokët e skuadrës kanë treguar mbështetjen e tyre karshi Manajt, duke e takuar e përqafuar. Manaj pritet që të jetë i gatshëm për Albacete-n në takimin e ardhshëm, megjithëse do t’i duhet që të luajë me maskë për shkak të dëmtimit të pësuar.

Manaj theu edhe hundën dhe u largua me ambulancë në drejtim të spitalit në ndeshjen e fundit, ndërsa nga të gjithë ka pasur solidarizim, si në rrjetet sociale, ashtu edhe nga klubi në faqet zyrtare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN