MENU
klinika

Masazo Nonaka

Ndërron jetë burri më i vjetër në botë

20.01.2019 - 17:38

Është ndarë nga jeta Masazo Nonaka, i cili ishte burri më i vjetër në botë. Ai ndërroi jetë nga shkaqe natyrore në shtëpinë e tij në Hokkaido të Japonisë në moshën 113-vjeçare.

Masazo Nonaka lindi më 25 korrik të vitit 1905, Nonaka u rrit në një familje të madhe dhe pasoi prindërit e tij në drejtimin e hanit, që sot e kësaj dite drejtohet nga mbesa e tij. Me jetesën e tij, ai ka tejkaluar bashkëshorten, por edhe 3 nga 5 fëmijët e çiftit.

“Ai ishte tejet normal dje, por ndërroi jetë papritur dhe pa na shkaktuar ndonjë shqetësim”, tha mbesa e tij, Yuko.

113-vjeçari kishte 6 vëllezër dhe një motër, u martua në vitin 1931 dhe u bë baba i 5 fëmijëve. Gjatë pleqërisë, pas daljes në pension, ai kalonte ditët duke parë ndeshjet me sumo në televizion, e duke ngrënë ëmbëlsira.

Njeriu më i vjetër në botë, i verifikuar, ka qenë francezja Jeanne Louise Calment, e cila ndërroi jetë në vitin 1997 në moshën 122-vjeçare, sipas librit të rekordeve botërore “Guinness”.