MENU
klinika

Ishte vetëm 32 vjeç

Ndërron jetë komediani i famshëm amerikan

23.01.2019 - 17:49

Është ndarë papritur nga jeta komediani i famshëm amerikan Kevin Barnett, në moshën 32-vjeçare.

Barnett ndërroi jetë teksa ishte me pushime në Meksikë, ndërsa shkaqet e vdekjes janë ende të paqarta.

Ai ishte i njohur për bashkë-krijimin e serisë së Fox, Rel dhe shkroi komedi televizive përfshirë Broad City. Gjithashtu komediani shkroi The Carmichael Show dhe u shfaq në filmin e vitit 2014, “Dumb and Dumber To”.

“Ne jemi thellësisht të pikëlluar për ndarjen nga jeta të mikut tonë Kevin Barnett,”-tha agjencia e tij UTA, në Twitter. “Ishte talent i jashtëzakonshëm dhe një person i mrekullueshëm.”