MENU
klinika

Formula 1

Ndryshime rrënjësore në skuderinë Ferrari

07.01.2019 - 18:56

Ndryshime rrënjësore në horizont në skuderinë e Ferrarit në Formula 1. Në prag të fillimit të sezonit të ri, makina Ferrari do të përjetojë një ndryshim në stafin e saj drejtues.

Maurizio Arrivabene pritet të shkarkohet nga posti i drejtorit sportiv, njeriut që drejton të gjitha operacionet e “kokëkuqes” dhe vendin e tij do ta zërë Mattia Binotto.

Të dy këta persona kanë punuar së bashku gjatë sezonit të fundit, por bashkëjetesa mes tyre nuk mund të zgjaste më, ndaj dhe ka ardhur rokada. Binotto, që ka qenë drejtori teknik i makinës italiane, do të jetë drejtori i ri sportiv i Ferrarit në vend të Arrivabene.

Ky lajm pritet të zyrtarizohet ditët në vijim, duke qenë njeriu që do të marrë në dorë gjithçka ndodh te “kokëkuqja”. Mediat italiane konfirmojnë se kohët e fundit ka patur tension te Ferrari për mosarritjen e objektivit, atë të titullit kampion, ndaj dhe ka ardhur ky ndryshim, duke mos i rinovuar më kontratën Arrivabene.

Aventura e Arrivabene te Ferrari ka zgjatur vetëm dy vitet (2017, 2018). Ai kishte në dorë një makinë të aftë që të duelonte për titullin kampion, si për pilotë ashtu dhe për konstruktorë, por nuk ia doli mbanë.

Ky bilanc negativ ka sjellë këtë ndryshim te Ferrari me Binotto që do të jetë shefi i ri, që ka patur edhe mbështetjen e presidentit Marchionne, para se ky i fundit të ndërronte jetë pak muaj më parë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN