MENU
klinika

Rrezik nga Vjosa

Në Kashisht të Fierit, frikë nga përmbytjet!

25.01.2019 - 14:14

Ditët e fundit reshjet e shumta të shiut kanë krijuar panik dhe frikë te banorët e fshatit Kashisht të Fierit. Shkak për këtë është rreziku i përmbytjes nga Lumi Vjosë

Mungesa e peneleve mbrojtëse shton rrezikun e përmbytjes së shtëpive dhe tokave bujqësore.

Më shumë se gjysma e shtëpive të fshatit Kashisht rrezikojnë shembjen si pasojë e gërryerjes nga Lumi Vjosë, ndërkohë që i gjithë fshati rrezikon të përmbytet nga prurjet e shumta.