MENU
klinika

"Washington Post" për Shqipërinë

Në Shqipërinë e traditave të lashta

12.01.2019 - 15:53

Ndërkohë që sorrat fluturonin – dhe pasi Google Maps konfirmoi – bregdeti ishte vetëm pak milje larg. Edhe pak edhe do të mbërrinim në Mesdhe. Makina ndalej ndonjëherë përgjatë rrugëve, duke ndaluar për shkak të ndonjë karroce apo ndonjë gomari, dhe shoferi ynë qeshte me reagimet tona.

Papritmas temperaturat u ulën ndërkohë që filluam ngjitjen në malet e mbuluar nga mjegulla. Përshëndetje, Google Maps ?! Makina u ngadalësua, duke kaluar bletarët që shisnin kavanoza mjalti në anë të rrugës. Dhe pastaj ne nuk pamë më retë e dendura por detin që shkëlqente atje poshtë. Shoferi e çoi makinën në një ndalesë për të shijuar pamjen skenike. Ne nxituam të pinim diçka.

Motra dhe unë ishim në kërkim të një destinacioni mesdhetar për një pushim të shkurtër veror. Kriteri i vetëm? Jo pushime që do të na boshatiste bankën, por një aventurë, plazhe të bukura, not, dhe kulturë. Shqipëria, siç vendasit e quajnë, ishte zgjedhja jonë. Ndërsa një drekë për dy persona në Korfuzin e afërt, një destinacion popullor i Greqisë, mund të kushtonte lehtësisht 60 dollarë, në Shqipëri na shkoi më pak se 20 dollarë.

Dhe pastaj janë ato rrugët epike, krejtësisht të papritura në një vend me përmasat e Merilendit. Do të mësonim se Kalimi i Llogarasë, ku ishim, është një nga rrugët më të larta të Evropës, një udhëtim emocionues nëpër klimat e ndryshme, nga nxehtësia e peizazheve mesdhetare deri te mjegulla dhe pyjet me gjelbërim të përhershëm. Poshtë, ne mund të shihnim një brez rëre të bardhë në bregun Jon. Këto plazhe të pazhvilluara janë disa nga gjërat më të bukura që mund të gjeni.

Jashtë, gjinkallat zhurmonin dhe aroma e rigonit të pjekur nga dielli tejçohej përtej dritares së veturës. Ne zbritëm në Rivierën Shqiptare. Një varg me qytete bregdetare shtrihej në jug afër kufirit grek. Shqiptarët mund të jenë të dashuruar me muzikën elektronike që shkund klubet në plazh deri në orët e vona.

Edhe nëse nuk je një buf nate, mund të gjesh lumturi përgjatë  vijës bregdetare. Ne e gjetëm atë në Qeparo, një fshat i përgjumur i rrethuar nga malet dhe deti. Ne u bashkuam me pushuesit shqiptarë vendas dhe vështruam ujërat ku, sipas legjendës së Homerit, Odiseu lahej në bregun e Korfuzit.

Pas rënies

Por më lejoni t’ju tregoj për Shqipërinë, “vendin e shqiponjave”, një vend i “përndjekur”  nga legjendat e vjetra dhe një sërë personazhesh, duke përfshirë një trim luftëtar të shekullit të 15-të, Skënderbeu, një mbret i shekullit të 20-të me emër Zogu dhe një diktatori komunist, Enver Hoxha, i cili mbylli kufijtë e vendit për 40 vjet, dhe ngriti bunkerë betoni kudo. (Ndoshta ai nuk ishte paranojak, Hoxha thuhet se i mbijetoi 50 përpjekjeve për vrasje.) Kur regjimi i tij komunist ra në vitet 1990, qytetarët ikën nga vendi. Sot, Shqipëria është një kapsulë kohe me tradita të lashta përzjerë me ambicie moderne.

Nga plazhi në Qeparo, ne bëmë gati çantat e shpinës, për një ngjitje në kodrat që përqafojnë bregdetin Jon. Ndalemi duke hezituar në rrugë. Një treshe zotërinjsh të moshuar, që qëndrojnë ulur jashtë në një kafene, na i bëjnë me gisht duke na treguar se duhet të shkojmë lart. Duke i falënderuar, ne fillojmë një ngjitje që do të na çojë në Mesdhe, ku zhurma e vazhdueshme e gjinkallave ndërpritet vetëm nga fishkëllimat e një bariu. Dhe pastaj fshati i vjetër i Qeparos afrohet: një bastion shekullor prej guri në një majë kodre, dhe deti që shkëlqen atje poshtë.

Këtu, ndërsa kalojmë përmes rrugicave, shikojmë zonjat e moshuara të veshura me veshje tradicionale të zeza. Qyteti “i ri” i Qeparos është shumë më poshtë, por ky fshat i vjetër, i harruar ende e ruan gjithë lavdinë e tij të lashtë. Zhurma e bletëve, rrobat e lara, lulet e trëndafilave që bëjnë kontrast muret e zbardhura…Të kthen pas në kohë.

Kthehemi përsëri në realitet nga një makinë e parkuar që ka të pikturuar një flamur gjigant shqiptar të kuq, me shqiponjën e zezë. Sipas legjendës, gjenerali i madh Skënderbeu mbajnte një përkrenare me  një shqiponjë me dy koka në betejën kundër osmanëve në shekullin e 15-të. Ky është një simbol i krenarisë kombëtare sot. Vetë vendi është krejtësisht unik; gjuha shqipe nuk është e lidhur me gjuhët sllave ose gjuhët romake që rrjedhin nga latinishtja dhe zë degën e vet në familjen indoevropiane. Një nga vendet më të vogla në Tokë, Shqipëria nuk ishte kurrë pjesë e Jugosllavisë së Titos.

Më vonë atë pasdite, përballemi përsëri me mirësjelljen e drejtuesit ortodoks grek të një restoranti, që shërben ushqim deti të shijshëm dhe ushqime tradicionale, si spinaq i egër pak i skuqur me erëza.

Disa ditë më vonë, ne e gjejmë veten duke shëtitur në rrënojat arkeologjike të Butrintit, që u shpall  vend i Trashëgimisë Botërore të UNESKO-s në vitin 1992. Daton që nga shekulli VIII pes, është një vend i mrekullueshëm, një park natyror me pyje të dendura. Ka porta hyrëse, një teatër, një Bazilikë të Madhe që nga periudha e hershme e krishterë (shekulli i gjashtë) dhe një kështjellë veneciane nga shekulli i 14-të.

Pas disa orëve në mes të të nxehtit, qetësohemi pak në qytetin e afërt të Ksamilit. Prej këtej, mund të notoni në tre ishuj të vegjël në det të hapur, duke lundruar në Mesdhe.

Mikpritja dhe folklori

Autori shqiptar Ismail Kadare, i cili fitoi çmimin Man Booker International në 2005, është një zhytje në folklor, traditë dhe shprehje të çuditshme. Kadareja përmend Kanunin e Lekë Dukagjinit, kodit të lashtë të ligjeve shqiptare të bazuara tek nderi dhe mikpritja. “Shtëpia i takon Perëndisë dhe mysafirëve”, thotë një thënie e vjetër.

Kjo mikpritje shihet edhe në Berat, e njohur si “qyteti i një mbi një dritareve”, një trashëgimi madhështore e Perandorisë Osmane që ndodhet në Shqipërinë qendrore. I njohur si një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESKO-s, Berati është i njohur për shtëpitë e ndërtuara në një kodër mbi lumin Osum.

Kur arrijmë në hotelin familjar Mangalemi, na presin me pije dhe buzëqeshje. Hotel Mangalemi ofron një mirëseardhje të ngrohtë, për të mos përmendur një restorant dhe tarracë panoramike, për vetëm 45 dollarë nata.

Më vonë, një vendas me emrin Lili, na çon në një tavolinë në oborrin e shtëpisë, ndërsa gruaja e tij na përgatit specialitete tradicionale si byrek dhe fergesë (një përzierje me speca, domate dhe djathë), shoqëruar me verën e prodhuar nga babai i tij.

Para se të ikim nga Korfuzi, qëndrojmë në Sarandë, në bregun jugor të Shqipërisë. Ky port ka një atmosferë fantastike. Në mëngjes herët, banorët vendas notojnë pa u shqetësuar nga anijet. Çadra të larmishme plazhi duken, dhe restorantet janë plot.

Në mbrëmje, disa zhurma na bëjnë të dalim në ballkon për të pare ç’po ndodh. Shohim një grup njerëzish, gjyshërish, adoleshentësh, që ecin ngadalë ndërsa në errësirë. Në Shqipëri, “xhiroja”, apo shëtitja natën, është një ritual i shenjtë dhe aktivitet rekreativ.

Dhe ne dalim poshtë për t’u bashkuar me ta.

Mary Winston Nicklin/ Washington Post

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Edhe tremujori III në rritje

1.5 mld euro të ardhura nga turizmi


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit