MENU
klinika

Detajet

Në veri s’ka probleme nga ngricat

05.01.2019 - 09:52

Në të gjitha akset e Rajonit verior nuk ka pasur ndryshim të situatës së një dite më parë. Reshjet e borës janë ndërprerë dhe koha është me diell.

Problematike ngelet ulja e mëtejshme e temperaturave. Rrugët janë kriposur në akset problematike ku prania e ngricave ka penguar qarkullimin e automjeteve.

Vetëm në qarkun e Dibrës, segmenti Ura e Çerenecit-Stëblevë, pjesa fundore prej 20 km kalohet me zinxhirë.

Të gjitha rrugët e tjera janë të kalueshme pa zinxhir, por drejtuesit e automjeteve këshillohen të jenë të kujdesshëm për shkak të pranisë së ngricave.