MENU
klinika

Mbrojtësi i Kombëtares

Nga 50 në 35 mln euro, Hysaj drejt Chelsea

16.01.2019 - 18:35

Drejtuesit e Chelsea kërkojnë që të plotësojnë dëshirën e Maurizio Sarrit, për të afruar në skuadër mbrojtësin e krahut të djathtë të Napolit, Elseid Hysaj.

Fakti është që Napoli mund të bëjë lëshime në drejtim të kaluzolës.  Aktualisht, skuadra e Serie A kërkon 50 milionë euro për kartonin e mbrojtësit shqiptar. Mirëpo kjo vlerë mund të ulet deri në 35 milionë euro.

Kështu, shifra e re nuk do të ishte e papërballueshme nga Chelsea dhe Maurizio Sarri do të blinte një nga lojtarët e tij të preferuar në dhjetë vitet e fundit. Tashmë pritet të konfirmohet ky zhvillim i ri, që mund t’i japë dritën jeshile transferimit të Elseid Hysajt.

hysaj elseid
hysaj elseid

Por nga ana tjetër trajneri Carlo Ancelotti është shprehur: “Kam folur me lojtarin dhe ai dëshiron të qëndrojë këtu”. Edhe agjenti i futbollistit Mario Giuffredi deklaronte pak a shumë të njëjtën gjë pak ditë më parë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Interes për mbrojtësin shqiptar

Dani Alves u “plak”, PSG piketon Elseid Hysajn