MENU
klinika

Jeta e aktorit të famshëm

Nga konsumues i drogës në shembull për njerëzit

03.01.2019 - 13:28

Aktori i famshëm amerikan Danny Trejo është 74-vjeçar, por ai shprehet se nuk e kishte pritur se do të jetonte kaq gjatë!

Në fakt, jeta e tij ka qenë e mbushur me ngjarje, të cilat mund t’ia mbyllnin jetën edhe më herët, por gjithçka më pas ka marrë tjetër rrjedhë.

Unë zgjodha si model xhaxhain, i cili ishte një narkoman dhe merrej me plaçkitje të armatosur. Por, për mua ishte personazhi më i mirë në botë”, thotë Trejo, i cili ka provuar heroinën në moshën 12-vjeçare, pas së cilës hyri në një jetë të mbushur me krime dhe qëndrim afatgjatë prapa grilave të burgut.

Ai qëndroi nëpër të gjitha burgjet e Kalifornisë dhe jeta i ndryshoi nga një ngjarje e vitit 1968, kur goditi një roje gjatë një trazire në një nga burgjet.

“Ata më çuan në izolim, unë dhe dy të burgosur të tjerë besuam se do të përfundonim në dhomën e gazit. Kishte një mundësi që të dënohesha me vdekje”, por në izolim krijoi një plan.

Kam bërë një marrëveshje me Perëndinë. I kërkova që të më lë të vdes me krenari gjersa unë do t’ia ktheja këtë mirësi çdo ditë duke u lutur dhe përpjekur që të ndihmoj njerëzit. Nuk doja të më vendosim në dhomën e gazit, ku do të vdisja duke ulëritur”, tha ai.

Në fund, Trejo nuk u dënua për nxitje të përleshjeve në burgje dhe më pas u lirua. Por, kurrë nuk harroi se çfarë kishte premtuar, dhe menjëherë pas largimit u bë këshilltar i të varurve nga droga.

Për Trejon është xhiruar një film dokumentar i quajtur “Inmate Number One” dhe pretendon se ka filluar të jetë aktor shumë kohë para se të shfaqej para kamerave.

Burgu ishte shkollë për mua. Qëndrimi në oborrin e burgut, trazirat e burgjeve dhe pretendimi se janë më të rrezikshëm se sa jeni. Ka dy lloje të njerëzve në burg: një gjuetar dhe një pre dhe duhet të vendosësh se çfarë të bësh çdo mëngjes”, shtoi ai.

Edhe pse nuk është më i varur nga droga, ai pohon se puna është bërë varësia e tij e re. Nga njëra anë, vendimi për t’u kthyer në jetën e ndershme ka provuar se ishte shumë herët për atë që të largohet prej krimit.