MENU
klinika

Idhujt e tifozërive

Nga Totti tek Iniesta, futbollistët-flamur

20.01.2019 - 14:51

Vjen një moment dhe duhet të heqësh dorë nga futbolli i luajtur, ashtu si shumë legjenda e kanë bërë, edhe pse publiku i ka dashur shumë.

Më parë futbollistët ndërronin më pak ekipet, skuadrat kishin kapitenë legjendarë apo thënë ndryshe, lojtarë-flamuj.

Po rendisim 9 më kryesorët, ku një pjesë vijojnë të luajnë edhe sot e kësaj dite, duke dhënë kontributin në ekipe të tjera dhe sërish arrijnë të fitojnë adhurimin e publikut.

1.FRANCESCO TOTTI- I quajtur ndryshe “Mbreti i tetë i Romës”. Sulmuesi verdhekuq duket sikur ka lindur në klubin roman, pasi e ka filluar karrierën aty që në vitin 1989.

totti

Një histori dhe një lidhje shumë e fortë, që e kanë kthyer atë në një flamur, duke u dhënë emocione të gjithë tifozëve në botë. 28 vite karrierë te Roma, Totti është gati të derdhë gjak për simbolet verdhekuqe.

2.JOHN TERRY- 22 vjet me Chelsea, 713 ndeshje me ekipin blu. Mbojtësi anglez zyrtarisht është tërhequr. Kapiteni i Chelsea filloi karrierën e tij më 1995 në “Stamford Bridge ”.

john terry
john terry

Pavarësisht humbjes së penalltisë në finalen e Champions League kundër Manchester United, Terry mbetet lojtari më i vlerësuar i klubit londinez.

3.PHILIPP LAHM- Edhe kapiteni i Bayern Munich ka deklaruar varjen e “Këpucëve në gozhdë”. Plot 22 vite karrierë te Bayern, duke nisur që nga moshat, nuk mund të harrohen për të.

Si kapiten ka fituar gjithçka që mund të fitojë një futbollist. Nga e djathta, në të majtë, por edhe në qendër, e bënë atë një nga lojtarët më polivalent modern. Një futbollist që do t’i mungojë Bayern dhe kombëtares gjermane.

4.GIANLUIGI BUFFON- Numri një i të gjithë atyre që kanë mbajtur numrin 1. Portieri më i mirë në botë për disa vite radhazi. “Supermeni” bardhezi iu bashkua Juventus në 2001 pasi fitoi Kupën UEFA me Parma-n.

buffon e Mbappe
buffon e Mbappe

Pastaj titujt erdhën radhazi për të. Dashuria për klubin nuk u zvenit edhe kur Juventus ra në Serie B, ku ai nuk u largua. Kapiteni që zëvendësoi Alex Del Piero, një tjetër flamur për kampin bardhezi. Kampion bote në 2006-n, Buffon ende nuk ka përmendur tërheqjen e tij.

5.FERNANDO TORRES– “El Nino” u kthye në shtëpi pasi udhëtoi në Europë, pikërisht në Angli dhe Itali, ku luajti me ekipet më të forta të botës.

Fanella e Atletico Madrid është si lëkura e tij. “Kur isha i vogël në shkollë, të gjithë bënin tifo për Real Madrid, ndërsa vetëm unë isha me Atletico Madrid”, – kujton Torres.

6.FRANCESCO MAGNANELLI- Nga Serie C2 në Itali, në Europa League. Magnanelli është shpirti i Sassuolo-s për më shumë se një dekadë. Protagonist në çdo kategori ku militoi me zijeshilët.

FRANCESCO MAGNANELLI
FRANCESCO MAGNANELLI

7.ROMAN WIEDENFELLER- Portieri i Burussia Dortmund është veterani verdhezi dhe i futbollit gjerman në tërësi. Me ekipin e tij ka fituar dy tituj kampionë në Gjermani, por edhe një Kupë.

ROMAN WIEDENFELLER
ROMAN WIEDENFELLER

Në 15 vjet karrierë ai ishte prezent edhe në finalen e Champions League, por fati nuk ishte me të. Kampion me Gjermaninë në 2014, por pa patur mundësinë të luajë qoftë dhe një mnutë.

8.SERGIO PELLISSIER- Ka 15 vjet me Chievo Verona, ndër këta 14 vjet në Serie A, me 105 gola në 415 ndeshje. Statistika vërtet mbresëlënëse që kur ka veshur fanellën verdheblu. Ndër të paktët “Highlander” që kanë mbetur në Serie A.

pellissier
pellissier

9.ANDRES INIESTA- Gjeniu blaugrana luan akoma (Japoni), por jo me Barcelona-n. Ai ka filluar para se të vinte Ronaldinho dhe Messi. Lojtar shumë inteligjent, me një kapacitet fantastik, edhe pse jo më shumë se 1.71 metër.

E nisi karrierën tek Albacete, me të cilën u aktivizua 2 vjet te moshat përpara se të vinte te Barcelona. Në 2003 nis aventura me Barcelona-n, duke u kthyer në legjendë.

Duke përfshirë edhe pjesëmarrjen me ekipet e të rinjve blaugrana, Iniesta mbushi plot 22 vite me fanellën e Barcelona-s. Nuk po flasim për titujt, sepse ua kalon të gjithëve të mësipërmëve, pa harruar golin që e shpalli kampion bote në 2010.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN