MENU
klinika

Premier League, Java 21

Ngec Chelsea, United bën 4 fitore radhazi

02.01.2019 - 22:54

Chelsea ka ngecur përsëri, kësaj radhe 0-0 në shtëpi me Southampton dhe tashmë titulli kampion për këtë sezon mbetet utopi, teksa objektivi i vetëm për Blutë e Londrës duket se do të jetë vendi i katërt. Fiton përsëri Manchester United, 0-2 në fushën e Newcastle dhe Djajtë e Kuq janë -6 pikë nga Champions…

Chelsea ka vuajtur shumë ndaj Southampton, një skuadër që vijon t’u hapë problem ekipeve pretendente, edhe vetë vuan në fund të renditjes dhe rrezikon renien nga Premier League.

Nga barazimi i Chelsea përfiton Manchester United, që afrohet në renditje. “Djajtë e Kuq” arrijnë fitoren e katërt radhazi nën drejtimin e Solskjaer, duke e nisur vitin 2019 në mënyrën më të mirë të mundshme.

Pjesa e parë ka përfunduar pa gola, por miqtë nga Manchesteri kanë shënuar dy herë në të dytën, fillimishy me Lukakun dhe më pas me Rashford. Nesër do të luhet supersfida Manchester City-Liverpool, që ndan shumë sa i përket titullit kampion.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Premier League, Java 20

Tottenham rimerr vendin e dytë