MENU
klinika

Premier League, Java 22

Ngec Liverpool, përmbys Tottenham

30.01.2019 - 23:02

Liverpool nuk ka përfituar shumë nga humbja e Manchester City-t një ditë më parë, duke barazuar 1-1 sot në shtëpi me Leicester. Të Kuqtë mbajnë kreun dhe tani shkojnë në +5 pikë ndaj vendit të dytë.

Liverpool ka kaluar i pari në avantazh ndaj “Dhelprave” falë golit të Sadio Mane, vetëm një sekondë pas përfundimit të minutës së dytë. Një gol që krijoi iluzionin se Liverpool do të arrinte misionin, për udhëhequr me +7 nga Manchester City.

Por Maguire ka prishur festën e të kuqve, pasi ka barazuar shifrat vetëm pak momente para se skuadrat të drejtoheshin për në dhomat e zhveshjes, 1-1.

Leicester ka arritur të sigurojë një barazim të rëndësishëm pas plot 4 humbjesh në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet, përballë një Liverpooli të pamposhtur në 32 ndeshjet e fundit në Premier League.

Të kuqtë kanë nisur të fusin ujë në anijen e tyre, teksa kanë pësuar gola në të tria ndeshjet e fundit në shtëpi në Premier League, ndërkohë që në nëntë ndeshjet e para shtëpiake kishin pësuar vetëm dy gola.

Nga ana tjetër, Tottenham ka ruajtur në mënyrën më të mirë rekordin pozitiv në shtëpi, ndonëse ka djersitur shumë për t’ja dalë mbanë. Djemtë e Pochettinos u desh të përmbysnin epërsinë e vendosur nga miqtë në minutën e 38’ nga Cathcart.

Spursat kanë vonuar, por kanë reaguar me efikasitet maksimal në 10 minutat e fundit të ndeshjes. Pikërisht kur kishte hyrë minuta e 80’, Son ka barazuar shifrat, ndërsa vetëm 7 minuta më pas, ishte Llorente ai që përmbysi gjithçka, për t’i dhënë fitoren Tottenham.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Premier League, Java 22

Bournemouth poshtëron Chelsean