MENU
klinika

Autoriteti Rrugor Shqiptar

Ngricat/ ARRSH apel: Kujdes në këto akse!

07.01.2019 - 20:38

Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një njoftim të shpërndarë për mediat shprehet se të gjitha akset kryesore nga veri në jug të vendit nuk kanë probleme dhe pjesa më e madhe e tyre është trajtuar edhe me kripë.

Mes tjerash, ARRSH-ja iu bën thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore në akset të cilat konsiderohen si më problematike.

Në të gjitha akset kryesore të vendit nuk ka probleme, pavarësisht reshjeve të borës dhe temperaturave shumë të ulëta, qarkullimi bëhet pa zinxhirë, zonat promblematike janë trajtuar me kripë.

Kompanitë me mjetet borëpastruese janë në punë të vazhdueshme për pastrimin e rrugës. Rekomandohet të kalohen me zinxhir: Ura Cerenecit-Steblevë, Dardha në lartësinë mbi 1300 m.

Rekomandohen përdoruesit e rrugës të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore. Të vendosin zinxhir në akset që përmendëm më sipër, të respektojnë udhëzimet e Policisë së Qarkullimit Rrugor, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit.”, thuhet në njoftim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Operatori i Sistemit të Transmetimit

ARRSH nis konfiskimin e kontratave me ‘DH Albania’


Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore