MENU
klinika

Protesta e studentëve

Ngujohet ‘Aleksandër Xhuvani’, studentët kundër qeverisë

15.01.2019 - 17:27

Studentët e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan janë ngujuar në ambientet kryesore të fakultetit.

Sipas të dhënave rreth 20 studentë kanë vendosur të mbështesin kauzën e nisur nga studentët e Universitetit të Tiranës. Prej orës 16:00 studentët janë mbyllur në Korpus.

Ata bënë të ditur se ngujimit pritet ti bashkohen edhe studentë të tjerë me qëllim zgjerimin e kauzës.

Një ditë më parë edhe studentët e Durrësit dhe ata të Shkodrës bojkotuan auditorët, si shenjë revolte kundër qeverisë.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN