MENU
klinika

Detajet

Nipi i Balilit zbulon negociatat, mohon deklaratën e MB

15.01.2019 - 15:09

Nipi i Klement Balilt teksa ka folur për mediat ka treguar arsyen pse Klement Balili u vetëdorëzua në polici dhe mohoi deklaratën zyrtare të MB se ai është arrestuar.

“Negociatat kanë nisur që në momentin kur na njoftuan se është plotësuar dosja dhe është gati për t’u dorëzuar në gjyq. Sot bëmë të mundur dorëzimin në drejtorinë e Policisë.

Nuk është arrestuar, është vetëdorëzuar kam shkuar unë në zyrën e drejtorit të policisë dhe kam bërë negociatën.

Nuk pata mundësi ta pyesja ku ka qenë gjithë këto kohë, vetëm e shoqërova dhe u dorezua”, u shpreh Rigels Balili.

Gjithashtu nipi i pyetur nëse Balili ka kërkuar garanci nga autoritetet e policisë për të mos u ekstraduar drejt Greqisë, tha:

“Asnjë garanci, ai ka thënë se është i pafajshëm, ka deklaruar se nuk mund të rrinte në paraburgim sa kohë që të behej dosja për gjyq, kur u bë gati, atëherë u dorëzua, nuk është arrestuar.