MENU
klinika

Shqyrtimi i dekreteve

Nis seanca e jashtëzakonshme, opozita futet në Kuvend

16.01.2019 - 17:18

Ka nisur ditën e sotme seanca e jashtëzakonshme plenare , dhe mësohet se deputetët e opozitës kanë hyrë në Parlament.

Ditët e sotme Kuvendi i Shqipërisë do të merret me shqyrtimin e dekreteve që Presidenti Meta ka rikthyer së fundmi në Parlament për shkarkimin e 6 ministrave dhe zëvendëskryeministres, si dhe për emërimin e 7 ministrave dhe zëvendëskryeministrin.

kuvendi- konica.al

Sipas kalendarit të punimeve të Kuvendit, mbledhja e parë për këtë vit duhet të niste në datën 21 janar.

Partia Demokratike njoftoi se do të merrte pjesë në seancë duke depozituar emrat e të gjithë grupit për të diskutuar.

Mësohet se diskutimet e deputetëve të PD do të fokusohen tek situata aktuale.