MENU
klinika

NBA

Nuggets e Bucks, liderët e konferencave

02.01.2019 - 13:15

Ndonëse se priteshin të tjera skuadra të kryesonin në dy konferencat (Lindje e Perëndim) e kampionatit të basketbollit në Amerikë (NBA), viti 2019 gjen liderë dy ekipe deri diku surprizë.

Kështu, në Perëndim vijon paraqitja shumë e mirë e Denver Nuggets, që ka mposhtur në shtëpi 115-108 New York Knicks. Vendasit bënë diferencën në periodën e katërt, duke e fituar atë 9 pikë para dhe rikuperuar kështu edhe 2 pikët që ishin në disavantazh.

Nuggets kanë një fitore më pak se kampionët e Warriors, por ndërkohë kanë edhe 3 ndeshje më pak. Kështu që kryesojnë bindshëm, duke surprizuar skuadra si Lakers e të tjera.

Në Lindje, diferencën e bën Milwaukee Bucks, që ka fituar bindshëm dhe thellë në fushën e vet 121-98 ndaj Detroit Pistons. Vendasit e zgjidhën ndeshjen që në periodën e parë, kur krijuan shkëputjen. Në 3 periodat e tjera vijoi ky ritëm, për të marrë suksesin e katërt radhazi.

Bucks-at kryesojnë në Koferencën e Lindjes, duke zbritur në vendin e dytë Toronto Raptors, që gjithashtu fitoi në shtëpi 122-116 ndaj Utah Jazz. Diferencën përsëri e bëri Leonard, që shënoi plot 45 pikë për Raptors.