MENU
klinika

Tradita

Nuk ka baby shower/ Meghan Markle zbulon arsyen

27.01.2019 - 16:48

Në shumë vende të botës është traditë bërja e një feste para se bebi të vijë në jetë.

Dukesha Meghan Markle është në pritje të gëzimit të saj të parë me princin Harry, raportohet të ketë thënë se nuk do të bëjë një baby shower.
Çdokush mund të mendojë se Meghan-it thjesht nuk i pëlqen të bëjë një festë por arsyeja i tejkalon disi hamendësimet.

Duke qenë anëtarë të familjes mbretërore, për bebin që ende nuk ka ardhur në jetë, do të vijnë dhurata shumë të shtrenjta  dhe Meghan-it kjo i duket e papërshtatshme.

Jo vetëm kaq por Duka dhe Dukesha ende nuk e kanë zbuluar gjininë e bebit pasi kanë vendosur të presin deri derisa të vijë momenti i lindjes. Madje në dhomën e gjumit ka vetëm ngjyra neutrale dhe jo ngjyra që i përshtaten gjinisë të bebit.

Sipas burimeve të huaja, princ Harry ka një pasion të madh për teknologjinë dhe dhoma e bebit do të jetë me shumë pajisje.