MENU
klinika

Australian Open, Femra

Nuk ka surpriza edhe në raundin e tretë

17.01.2019 - 15:17

Mungojnë surprizat edhe në turin e dytë të Australian Open, të paktën për femra. Serena Williams ka marrë një fitore ndaj Eugenie Bouchard, në shifrat 6-2, 6-2, në më pak se një orë. 

Veteranja amerikane tani do të përballet me ukrainasen 18 vjeçare Dayan Yasremska. Ndërkohë, do të jetë në pritje për t’u përballuar me tenisten e cila mban numrin 1 në botë, Simona Halep.

Rumunia Halep ka zhvilluar një ndeshje emocionuese po në këtë raund teksa ka mposhtur në shifrat 2-1 amerikanen Sofia Kenin, e cila u përpoq që pas setit të dytë të bënte një kthesë, por pa rezultat.

simona halep
simona halep

Nga ana tjetër, Osaka ka fituar 2-0 ndaj sllovenes Zidansek në shifrat 2-0 (6-3, 6-4) duke u kualifikuar për në raundin e katërt.  Çekja Pliskova është skualifikuar nga kinezja Zhang, e cila ka fituar po ashtu në shifrat 2-0 (6-3, 7-5).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN