MENU
klinika

Klubi zikaltër

Ofertë faraonike nga Kina për Inter, por…

12.01.2019 - 12:16

Mediet italiane sot kanë zbuluar një ofertë marramendëse që është vënë në tavolinën e presidentit kinez të Inter. Plot 800 milionë euro i janë ofruar kompanisë Suning.

Zhang Jindong po përpiqet të ndërtojë një Inter konkurrues në Itali për të thyer hegjemoninë e Juventus në vitet e fundit. Këtë e ka treguar me afrimin e Beppe Marotta-s në stafin drejtues, si dhe me lojtarët që ka në përbërje, ndaj nuk nxitohet.

Për momentin presidenti Zhang po reziston dhe as nuk e konsideron që të shesë klubin zikaltër, për të cilin ka një projekt afatgjatë.

Sidoqoftë, oferta është tepër tunduese dhe për Zhang ka ende disa ditë kohë për t’u menduar. Çfarë mund të ndodhë? Për momentin asgjë!

Vetë procesi i shitjes së klubit do ishte shumë i shtrirë në kohë, aq më tepër që pronarët aktualë nuk e kanë në plan të lëshojnë Interin, në një kohë kur në verë klubi lirohet edhe nga rregullat e Fair Play Financiar dhe Suning do e ketë rrugën e hapur për të ndërtuar një skuadër të madhe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN