MENU
klinika

Takimi dhe detajet

Opozita braktisi Kuvendin, Basha mbledh aleatët

16.01.2019 - 18:39

Seanca e sotme e jashtëzakonshme plenare, përfundoi me largimin e opozitës nga ambientet e Kuvendit, duke qenë se kjo e fundit kërkoi debat dhe kërkesa nuk u pranua.

Në seancën e jashtëzakonshme ditën e sotme u miratuan dekretet për shkarkimin e 6 ministrave si dhe emërimin e 7 ministrave dhe zëvendëskryeministrit Erion Braçe.

Menjëherë pas braktisjes së sallës së Kuvendit, Basha ka mbledhur aleatët.

Mësohet se takimi po mbahet në selinë e Partisë Demokratike.

Mësohet se në takim po diskutohen marrëdhëniet me parlamentin. Po ashtu, bëhet e ditur në orën 19:30 opozita e bashkuar do të mbajë një deklaratë në selinë blu.