MENU
klinika

Përmbledhja ditore e rajonit

‘Palët duhet ta kapin momentin e ri në dialog’

10.01.2019 - 17:26

Kosovë

Bashkimi Evropian “duhet të jetë i hapur” për një iniciativë të re nga Qeveria e Kosovës që ristrukturon delegacionin e Prishtinës në bisedimet me Beogradin dhe përjashton në mënyrë eksplicite çdo opsion për shkëmbim territoresh si bazë për një marrëveshje për të zgjidhur marrëdhëniet mes Kosovës e Serbisë, thotë një eksperte gjermane për rajonin.

Johanna Deimel, zëvendësdrejtoreshë e Shoqatës së Evropës Juglindore me seli në Mynih, tha se kundërshtimi i Gjermanisë ka ndihmuar që të hedhet poshtë propozimi për shkëmbim të territoreve midis Serbisë dhe Kosovës, por që të gjitha palët duhet të kapnin “momentin e ri” që është krijuar.

Kosovë

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka vlerësuar se ekipi negociator, të cilin ai e quan dekorues, presidenti dhe kryekuvendari po japin vlerësime kontraverse për marrëveshjen me Serbinë.

Njëri thotë se nuk do të ketë ndryshim të kufijve, tjetri se do të bashkohet Lugina e Preshevës. Njëri thotë se do të ketë shkëmbim të territoreve, e tjetri se do të respektohet Kushtetuta. Njëri thotë se nuk do të humbim asgjë, e tjetri thotë marrëveshja do të jetë e dhimbshme. Njëri thotë se në fund vendos Kuvendi, e tjetri thotë se vendoset me referendum”, shkruan Hoti në profilin e tij në Facebook.

Maqedoni

Nga partia opozitare VMRO-DPMNE thonë se Republika e Maqedonisë gjendet para aktit final të errësirës dhe skenarit të turpshëm të Zoran Zaevit dhe LSDM-së për ndryshimin e emrit kushtetues.

Zoran Zaev dhe LSDM i kanë shitur interesat kombëtare dhe shtetërore dhe shkelën mbi Kushtetutën, ligjet dhe vullnetit të qytetarëve të Maqedonisë”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Kosovë

Bora vazhdon të krijojë probleme të rënda në Kosovë, ku aksidente të shumta rrugore janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit.

Janë mbi 60 të tilla, 22 prej të cilave kanë rezultuar me plagosje. Një person u nda nga jeta të mërkurën, pas një aksidenti të ndodhur si pasojë e motit të keq në 27 dhjetor të vitit të kaluar.

Serbi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj arrestimit të qytetarit me kombësi serbe Nebojsa Jakovljeviç nga autoritetet serbe në Merdarë.

Haradinaj një postim në rrjetin e tij social Facebook, ka thënë se ndalimi i Nebojsa Jakovljeviç nga autoritetet e Serbisë në Merdarë, është veprim i papranueshëm dhe i dënueshëm.

Maqedoni

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, deklaroi se ende është në bisedime me Lëvizjen Besa të Bilall Kasamit për gjetjen e formulimit teknik lidhur me shtetësinë me qëllim të sigurimit të 80 deputetëve të nevojshëm për miratimin e amendamenteve kushtetuese.

Zaev ka shtuar se partnerët e koalicion janë në mbrojtje të identitetit. /Konica.al/

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!