MENU
klinika

3 të plagosur

Panik dhe flakë ne Lion, shpërthejnë 3 bombola gazi në universitet!

17.01.2019 - 11:15

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në tarracën e kampusit universitar te Lionit.
Nga shpërthimi dyshohet se tre persona kanë mbetur të plagosur lehtë ndërsa personat e tjerë janë evakuuar nga ngjarja.

Sipas “BFMTV” shkaku i zjarrit mund të ketë qenë puna që po bëhej momentalisht në çatinë e universitetit, mbi bibliotekë, ku dyshohet për rrjedhje gazi.

Universiteti “Lyon 1” këshillon njerëzit të qëndrojnë mbi 100 metra larg nga vendi i ngjarjes dhe siguron se ekipet e emergjencës kanë ndërhyrë për të shuar flakët.