MENU
klinika

Situata

Panik dhe frikë në Peqin, erozioni fundos rrugën

24.01.2019 - 13:53

Panik dhe frikë ka shkaktuar tek banorët e Peqinit, fundosja e një segmenti rrugor në fshatin Çengelaj në drejtim të fshatit Trash në Njësinë Administrative Shezë.

Fundosja e tokës ka ardhur si rezultat i erozionit të tokës dhe gërryerjeve nga rrjedha e rrëmbyeshme e lumit Shkumbin.

Dëmtimi i shkaktuar në këtë segment rrugor rrezikon të paralizojë qarkullimin në një nga akset më të rëndësishme që lidhin mes tyre fshatrat e një pjese të Peqinit me Belshin.

Pritet që inxhinierët të vlerësojnë situatën e krijuar dhe të bëhet projekti për të ndërhyrë dhe për të frenuar shkatërrimin e mëtejshëm të bazamentit të rrugës.

Sipas Administratorit të njësisë administrative, Tabaku, bazamenti i rrugës ka rrëshkitur në afërsi të fshatit Gryksh i Vogël.