MENU
klinika

Detajet

Panik në Vlorë, biznesmenit i vendosin tritol në lokal

31.01.2019 - 08:45

Banorët e Vlorës janë zgjuar të frikësuar. Në derën e një lokali është gjetur një pako.

Pakoja dyshohet se është eksploziv e fitil dhe ka përmasa 10×5.

Pakoja është gjetur para derës së një lokali në lagjen Pavarësia të Vlorës.

Sasia e eksplozivit nuk ka shpërthyer ende. Forcat xheniere kanë mbërritur në vendngjarje.