MENU

Personat që vuajnë nga diabeti

Parandalimi i sulmit në zemër dhe goditjes në tru!

10.01.2019 - 16:16

Njerëzit me diabet kanë më shumë shanse për të pasur sulme në zemër dhe goditje në tru se sa njërëzit pa diabet.

Pirja e duhanit, presioni i lartë i gjakut dhe kolesteroli i lartë i rrisin këto rreziqe edhe më shumë. Kontrolli i sheqerit në gjak, presioni i gjakut dhe nivelet e kolesterolit janë shumë të rëndësishme për parandalimin e sulmeve dhe goditjeve në zemër.

Konsultohuni me mjekun që trajton diabetin sa më shpesh të jetë e mundur. Gjatë këtyre vizitave, mjekët do të kontrollojnë kolesterolin, sheqerin në gjak dhe presionin e gjakut. Gjithashtu mund të udhëzoheni për të marrë ilaçe.

Rreziqet më të ulta

Ju mund të ulni shansin për të pasur një sulm në zemër ose një goditje në tru duke qenë aktiv ose duke u ushtruar çdo ditë. Për shembull, ecja e përditshme 30 minutëshe çdo ditë mund të ndihmojë në uljen e rreziqeve.

Gjëra të tjera që mund të bëni për të ulur rreziqet janë:

Respektoni orarin e vakteve. Kjo mund t’ju ndihmojë të humbni peshë nëse jeni mbipeshë;

Mos Pini duhan. Bisedoni me mjekun nëse keni nevojë për ndihmë. Shmangni ekspozimin ndaj tymit të cigareve;

Merreni ilaçet në mënyrë të rregullt;

Mos anashkaloni vizitat tek mjeku.

Sheqeri në gjak

Kontrolli i rregullt i sheqerit në gjak mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Disa ilaçe të diabetit mund të kenë një efekt më të mirë se të tjerët në uljen e rrezikut nga sulmet në zemër dhe goditjet.

Nëse keni kaluar një atak në zemër apo goditje në tru, jeni në rrezik për të pasur një tjetër sulm në zemër ose në tru. Bisedoni me mjekun për të marrë ilaçet e diabetit që ofrojnë mbrojtje më të mirë nga sulmet në zemër dhe goditjet në tru.

Kolesteroli

Kolesteroli i lartë në gjak mund të ndërtohet brenda mureve të arterieve të zemrës (enët e gjakut). Ky ndërtim formon një pllakë. Kjo pllakë mund të ngushtojë arteriet dhe zvogëlon ose ndalon qarkullimin e gjakut.

Pllaka është gjithashtu e paqëndrueshme dhe mund të prishet papritur dhe të shkaktojë mpiksjen e gjakut. Kjo është ajo që shkakton një sulm në zemër, goditje, ose sëmundje të tjera të rënda të zemrës.

Shumica e njerëzve me diabet përdorin një ilaç për të ulur nivelin e tyre të kolesterolit. Shpesh përdoren ilaçe të quajtura statina. Duhet të merrni rregullisht ilaçet dhe si të shikoni për efektet anësore.

Duhet të kontrolloni nivelet e kolesterolit në gjak të paktën një herë në vit. Hani ushqime që janë me yndyrë të ulët dhe mësoni se si të blini dhe të përgatitni ushqime të shëndetshme për zemrën. Bëni stërvitje. Bisedoni me mjekun se çfarë ushtrimesh janë të përshtatshme për ju.

Presioni i gjakut

Kontrolloni shpesh tensionin e gjakut në çdo vizitë. Për shumicën e njerëzve me diabet, një objektiv i mirë i presionit të gjakut është një presion gjaku sistolik (i lartë) midis 130-140 mm Hg dhe një presion diastolik (numri i poshtëm) më pak se 90 mm Hg.

Ushtrimi i shëndetshëm, ushqimet me pak kripë dhe humbja e peshës (nëse jeni mbipeshë) mund të ulin tensionin e gjakut. Nëse presioni i gjakut është shumë i lartë, duhet të merrni ilaçe për ta ulur atë.

Para se të stërviteni

Stërvitja do t’ju ndihmojë të kontrolloni diabetin dhe ta bëni zemrën më të fortë. Gjithmonë bisedoni me mjekun para se të filloni një program të ri stërvitjeje ose para se të rritni sasinë e ushtrimit që po bëni. Disa njerëz me diabet mund të kenë probleme me zemrën dhe nuk dinë sepse nuk kanë simptoma.

Marrja e Aspirinës mund tju ndihmojë

Duke marrë aspirina çdo ditë mund të ulni shanset për të pasur një sulm në zemër. Doza e rekomanduar është 81 miligram (mg) në ditë. Mos merrni aspirinë pa folur më parë me mjekun.

Pyesni mjekun për marrjen e një aspirine çdo ditë nëse:

Jeni burrë 50 vjec ose një grua mbi 60 vjeç;

Keni pasur probleme zemre;

Njerëzit në familjen tuaj kanë pasur probleme me zemrën;

Keni presion të lartë të gjakut ose nivele të larta të kolesterolit;

Pini duhan.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN