23.01.2019 - 09:10
Me uljen e ndjeshme të temperaturave, u rikthyen edhe reshjet e shiut. Sipas Meteoalb, pjesa e parë e ditës karakterizohet nga vranësira të dendura dhe reshje shiu e dëbore në të gjithë territorin.
Ndërkohë, pritet që situata të përmirësohet ndjeshëm gjatë pasdites dhe natës.
Mësohet se temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C në zonat malore deri në 14°C bregdeti.
Sakaq, era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.