MENU
klinika

Historike

Parlamenti grek ratifikon Marrëveshjen e Prespës

25.01.2019 - 14:51

Është marrë sot vendimi historik në Greqi. 

Parlamenti grek ka ratifikuar Marrëveshjen e Prespës me 153 vota pro dhe 146 kundër.

8 deputetë të parlamentit i bashkohen SYRIZA-s duke votuar pro marrëveshjes.

Deputetët e Agimit të Artë u ngritën në këmbë gjatë seancës, ata kanë ngritur akuza kundër deputetëve që votuan pro.

Më pas, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev ka reaguar pasi  Parlamenti grek miratoi me 153 vota pro Marrëveshjen e Prespës. Në një shënim në facebook Zaev teksa i përciell urimet kryeministrit grek  thotë se shkruam historinë fitimtare.  

 “Urime miku im Aleksis Cipras, bashkë me popujt tonë shkruam historinë fitimtare. Qoftë e përjetshme Marrëveshja e Prespës, qofshin të përhershme paqja dhe progresi në Ballkan dhe Evropë.”- shkruan Zaev në facebook.