MENU
klinika

Kupa e Shqipërisë

Partizani e Skënderbeu thuajse në çerekfinale

22.01.2019 - 16:29

Partizani e ka nisur në mënyrën e duhur vitin 2019, duke mundur në Krujë, Kastriotin me rezultatin 4-2.

Rubin Hebaj nuk ka zhgënjyer duke arritur të shënojë një dy golash. Në minutën e 30, ai arriti të barazonte rezultatin, duke qenë se Vatnikaj kishte kaluar vendasit në avantazh në minutën e 13 të takimit.

Ka qenë Mensah, ai i cili ka shënuar golin e avantazhit për Partizanin në minutën e 42 të takimit. Në pjesën e dytë, Trashi i sapofutur në lojë ka shënuar golin e tretë në minutën e 70, por i është përgjigjur vetëm 1 minutë më vonë Shehu duke ngushtuar diferencën në 2-3.

Hebaj është dukur edhe njëherë tjetër duke vulosur fitoren e Partizanit me rezultatin 2-4. Ndeshja e kthimit, luhet në datën 6 shkurt në kryeqytet, ndërkohë që të premten, Partizani udhëton në transfertë ndaj Skënderbeut.

KASTRIOTI- PARTIZANI 2-4

13’Vatnikaj, 71’Shehu/ 30′, 75’Hebaj, 42’Mensah, 70’Trashi

KASTRIOTI: Puja, Husein, Shehi, Çela, Ndreca, Neziri, Shehi, Ymeraj (35’Rami), Bardhi, Marku, Vatnikaj. Trajner: Bledar Devolli

PARTIZANI: Hoxha (44’Xhika), Belica, Ibrahimi, Atanda (53’Trashi), Rexhepi, Kalari, Kote, Hila, Çinari, Mensah (63’Bardhi), Hebaj. Trajner: Skënder Gega.

Skënderbeu ka arritur të marrë një fitore me rezultatin minimal 1-2 në transfertë ndaj Besëlidhjes. Ndeshja e parë zyrtare për këtë vit, është fituar nga ‘Ujqërit e Dëborës’ me jo pak vështirësi ndaj një kundërshtari të lehtë në letër.

Oto Xhon ka shënuar golin e avantazhit në minutën e 10 të takimit, ndërkohë që Kamara ka befasuar korçarët duke barazuar në minutën e 26 të takimit.

Ndërkohë, në pjesën e dytë ka shënuar Nazmi Gripshi në minutën e 51, gol ky që i ka dhënë edhe fitore ‘Ujqërve të Dëborës’. Ndeshjet e kthimit, do të luhen në datën 6 shkurt.

BESËLIDHJA-SKËNDERBEU 1-2

26’Kamara/ 10′ Oto Xhon, 51’Gripshi

Besëlidhja: Bajri, Miloti, Dibra, Hoxha (Hasaj 77′),  O,Kamara, Tea (Përgjoni 64′) Hepaj, I.Kamara, Abubakar (83’Kryemadhi), Fetaj, Rustemaj. Trajner: Vladimir Gjoni.

Skënderbeu: Teqja, Pëllumbi, Sambou, Vangjeli, Abazi, Taipi, Guexh (Qoshku 76′), Dita (Mara 66′), Hoxhaj, Gripshi, Oto Xhon (Ajzeraj 70′) Trajner: Orges Shehi

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN